Sociale 10 June 2025, 09:21 Nga VNA

Spaçi bëhet skenë filmike – Realizmi i mungesës së fondeve sfidon kujtesën historike

Ndaje në Whatsapp
Spaçi bëhet skenë filmike – Realizmi i mungesës

Regjisori Namik Ajazi ka pranuar se në burgun e Spaçit po zhvillohen punime që synojnë tjetërsimin e tij. Në një intervistë për TVSH, ai deklaroi se kjo ndodh për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme për realizimin e filmit në mënyra alternative.

“Jemi të detyruar të shkojmë tek realizmi sepse nuk kemi mënyra të tjera,” – u shpreh regjisori, duke theksuar se ndërtimi i një dekori të ri do të kishte kosto të papërballueshme, jo vetëm për produksionet shqiptare, por edhe për ato europiane.

“Ajo që e thotë me të drejtë Fatosi dhe e thotë edhe ndonjë kolegu im, që ka bërë një koment në Facebook, thotë ‘Pse nuk bëjnë një dekor?’. Si mund të bëjnë dekor?! E dini çfarë kostosh ka një dekor apo jo?! Ka kosto të papërballueshme, jo nga ne kur japim 200 mijë euro për të bërë një film artistik, por edhe nga produksionet e mëdha europiane është e vështirë të bëhet,” – shtoi Ajazi.

Regjisori zbuloi gjithashtu se ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama, ku qeveria ka shprehur gatishmërinë për ta bërë objektin e Spaçit të aksesueshëm, duke ruajtur natyrën e tij historike si një objekt kujtese.

“Kur panë që qeveria e mbështeste projektin për të bërë një ndërhyrje, për ta rivitalizuar, për ta bërë të aksesueshëm – sepse ashtu nuk hyn dot, aty mund të hysh deri në oborr – ne menduam që një pjesëze, pra dekorin, ta përdorim. Nuk do preket asgjë. Të gjitha ato kolona, të gjitha ato parrulla që thotë Fatosi, që i ka merak, po unë i kam edhe më merak se jam marrë shumë me filma dhe dokumentarë – nuk do të preken. Do punohet me efekte speciale,” – tha Ajazi.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme