Kronika 20 June 2024, 12:04 Nga VNA

Shtëpi bari në Athinë, arrestohet tre shqiptarë!

Ndaje në Whatsapp
Shtëpi bari në Athinë, arrestohet tre shqiptarë!

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe një pistoletë.

Në kuadër të një aksioni të Departamentit të Anti-Drogës së Athinës u ushtrua kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”.

Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.

Policia greke ka vënë në pranga brenda apartamentit shtetasit shqiptarë Agim Kasa 42 vjeç dhe Pllum Kasa 42 vjeç. Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të shtetasit tjetër shqiptar, Oresti Metushi 23 vjeç.

Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos” nr.102 në Athinë ku u arrit të kapej dhe arrestohej 23 vjeçari. Gjatë kontrollit atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.

Gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme