Rajoni 2 December 2024, 22:19 Nga VNA

Shqiptari gjendet i vdekur në burgun e Malandrino në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Shqiptari gjendet i vdekur në burgun e Malandrino në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Malandrino në Greqi, ku po vuante dënimin. Mediat greke raportojnë se rojet e burgut gjetën pasditen e sotme dy të burgosur të rrëzuar përtokë shqiptarin si dhe një 38-vjeçar grek.

Fillimisht, rojet dyshuan se të burgosurit kishin humbur ndjenjat, por pas ekzaminimit nga mjekët e burgut, u konstatua se 37-vjeçari kishte ndërruar jetë, ndërsa 38-vjeçari u dërgua në spitalin e Amfisës për trajtim mjekësor. Pas marrjes së kujdesit, ai u rikthye në qelinë e burgut.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme