Kronika 20 August 2026, 20:37 Nga VNA

Shkodër/ Plagosi me armë fqinjin pas sherrit për kamerën e sigurisë, vetëdorëzohet 70-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Plagosi me armë fqinjin pas sherrit për kamerën e

Një 70-vjeçar është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës, disa orë pasi dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, pas një konflikti në lagjen “Partizani”.

Sipas Policisë, Pjerin Bitani dyshohet se rreth orës 14:30 të kësaj të enjteje ka qëlluar me armë zjarri ndaj fqinjit të tij, Vladimir Bruçi, 64 vjeç. I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte larguar dhe qëndronte i fshehur në lagjen “Rus”. Policia zhvilloi kontrolle të shumta për lokalizimin e tij, ndërsa paralelisht vijuan negociatat me familjarët.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i kontrolleve, pamundësisë për t’u larguar apo për të qëndruar i fshehur dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve dhe Policisë, 70-vjeçari u vetëdorëzua pranë strukturave policore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Pjerin Bitani u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Paraprakisht, Policia e cilëson ngjarjen të ndodhur për “motive të dobëta”. Sipas raportimeve, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se lidhej me një kamerë sigurie.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme