Kronika 21 January 2025, 20:40 Nga VNA

Shkodër/ Ishte duke punuar pranë lumit Shalës, babai i tre fëmijëve prej 4 ditësh i zhdukur

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Ishte duke punuar pranë lumit Shalës, babai i tre

Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, prej 4 ditësh është zhdukur pa gjurme. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Skender Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme