Bota 28 June 2025, 09:30 Nga VNA

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

Ndaje në Whatsapp
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshjen mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA. Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë pjesërisht urdhrat e gjyqtarëve federalë, të cilët e kishin ndaluar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të Trumpit në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë nuk u ndal tek kushtetutshmëria e dekretit mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA, por e argumentoi vendimin e saj duke arsyetuar se ndalesa të tilla në të gjithë vendin e tejkalojnë autoritetin e gjykatave më të ulëta.

Edhe pse shumica konservatore e gjyqtarëve e lanë të hapur mundësinë e bllokimit të urdhërit të presidentit Trump për ndryshimi i ligjit të shtetësisë, Trumpi u shpreh për një "fitore gjigante".

Kufizimi i së drejtës së shtetësisë

Në kushtetutën e SHBA-së është i sanksionuar parimi jus soli pra parimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit që lindin në territorin e SHBA-së dhe që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së janë automatikisht nënshtetas - pavarësisht nga statusi i qëndrimit që kanë prindërit e tyre.

Trumpi e vë në pikëpyetje këtë parim dhe menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi një dekret që u mohonte shtetësinë disa grupeve të caktuara të porsalindurish. Prej dekretit janë të prekur fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë status të përhershëm qëndrimi në kohën e lindjes - janë për shembull turiste ose studente - dhe kur babai nuk është shtetas amerikan ose nuk ka leje qëndrimi të përhershme.

Orientim konservator

Përmes emërimit të disa gjyqëtarëve konservatorë gjatë mandatit të parë të Trumpit Gjykata e Lartë ka marrë politikisht orientim djathtas. Nga nëntë gjyqtarë, gjashtë konsiderohen si konservatorë dhe vetëm tre konsiderohen liberalë. Kjo pasqyrohet edhe në vendimin për dekretin e së drejtës së shtetësisë që u mor me gjashtë vota pro dhe me tri kundër./ DW

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme