Bota 27 June 2025, 15:59 Nga VNA

Sulmet amerikane lanë pasoja të rënda – Irani thyen heshtjen

Ndaje në Whatsapp
Sulmet amerikane lanë pasoja të rënda – Irani thyen

Ministri i Jashtëm i Iranit ka pranuar publikisht se sulmet ajrore të fundit të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkaktuar dëme “të shumta dhe serioze” në centralet bërthamore të vendit. Deklarata e tij vjen përmes një interviste të dhënë për transmetuesin shtetëror iranian, të enjten në mbrëmje.

Abbas Araghchi, kreu i diplomacisë iraniane, tha se aktualisht është duke u kryer një vlerësim i plotë i dëmit nga ana e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Kjo deklaratë përbën një kthesë në qëndrimin zyrtar të Teheranit, duke pranuar për herë të parë seriozitetin e pasojave të sulmeve ajrore që u kryen si pjesë e ofensivës së gjerë amerikano-izraelite të nisur më herët këtë muaj.

Megjithatë, vetëm disa orë më parë, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore, minimizoi ndikimin e këtyre bombardimeve, duke pretenduar se “nuk është dëmtuar asgjë domethënëse” dhe se programi bërthamor iranian mbetet funksional.

Khamenei, i cili nuk është shfaqur publikisht që nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin më 13 qershor, akuzoi Presidentin amerikan Donald Trump për ekzagjerim dhe manipulim të realitetit. Trump kishte deklaruar më herët se bombardimet kishin “shkatërruar plotësisht” tre centrale bërthamore të Iranit. Udhëheqësi suprem e hodhi poshtë këtë pretendim si propagandë, duke theksuar se Irani ka dalë “fitimtar në përballje me SHBA-në dhe Izraelin”.

Në kontrast me tonin sfidues të Khameneit, Ministri i Jashtëm Araghchi u shpreh se nuk ka asnjë plan për rifillimin e negociatave bërthamore me SHBA-në. Ai konfirmoi se Irani ka anuluar zyrtarisht raundin e gjashtë të bisedimeve që ishte planifikuar para fillimit të ofensivës izraelite. “Dua të deklaroj qartë se nuk është arritur asnjë marrëveshje, apo bisedë për të filluar negociata të reja“, deklaroi Araghchi.

Nga ana tjetër, një vlerësim paraprak i Pentagonit ka minimizuar ndikimin e bombardimeve, duke sugjeruar se programi bërthamor i Iranit është vonuar vetëm me disa muaj. Zyrtarë të administratës amerikane e kanë mohuar rrjedhjen e informacionit në media, që pretendon se efektet e sulmit kanë qenë më të kufizuara se ç’pretendohet nga Presidenti Trump.

Këto zhvillime ndodhin në një klimë tejet të tensionuar mes Iranit dhe fuqive perëndimore, me pasiguri të lartë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore dhe për mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak në rajon. Përplasja e mesazheve nga zyrtarët më të lartë iranianë pasqyron betejën e brendshme për ruajtjen e legjitimitetit përballë popullit iranian dhe komunitetit ndërkombëtar, në një kohë kur tensionet janë më të larta se kurrë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme