Sociale 15 July 2025, 19:04 Nga VNA

Sa janë të ardhurat për shtetin në vitin 2025 nga qiratë e pronave të sekuestruara

Ndaje në Whatsapp
Sa janë të ardhurat për shtetin në vitin 2025 nga

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë periudhës janar–qershor 2025, duke reflektuar një menaxhim më efikas të pasurive shtetërore nën administrimin e saj.

Të ardhurat totale nga qiratë arritën në rreth 100.4 milionë lekë, krahasuar me 58.4 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rritje prej mbi 70%.

Muaji mars rezultoi më fitimprurësi, me një rritje prej 153% krahasuar me marsin e vitit 2024, nga 7.7 milionë lekë në 19.5 milionë lekë. Rritje të forta u vunë re gjithashtu në muajt janar, shkurt dhe qershor, me një mesatare mujore rreth 80% më të lartë se një vit më parë.

Sipas AAPSK-së, kjo rritje është rezultat i përmirësimit të proceseve të administrimit dhe optimizimit të shfrytëzimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për buxhetin publik.

Të ardhurat e gjeneruara përdoren për të mbështetur agjencitë ligjzbatuese, si dhe për investime në forcimin e komuniteteve dhe mbështetjen e shtetit ligjor.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme