Sociale 15 July 2025, 02:44 Nga VNA

Shembjet në Theth, përfundojnë aksionet mes tensioneve dhe rezistencës së banorëve

Ndaje në Whatsapp
Shembjet në Theth, përfundojnë aksionet mes tensioneve dhe

Aksioni për shembjen e disa objekteve pa leje në Theth ka përfunduar pas orësh të tëra tensioni mes banorëve dhe forcave të policisë e IKMT-së. Pavarësisht rezistencës së familjarëve, të cilët hynë në ndërtesa duke rrezikuar jetën për të mbrojtur shtëpitë e tyre, fadromat kanë rrafshuar ndërtimet sot në orët e vona, në zbatim të urdhrit të kryeministrit.

Policia kishte krijuar një kordon sigurie për të larguar qytetarët nga zona, por përplasjet verbale dhe tensionet u rritën ndjeshëm gjatë gjithë ditës, ndërsa banorët kërkonin dokumentacion të qartë dhe drejtësi për vendimin e shembjes.

Shembjet u kryen në kulmin e sezonit turistik, ndërkohë që reagimet e opinionit publik dhe banorëve nuk kanë munguar, duke e konsideruar aksionin si një veprim arbitrar të forcës së shtetit ndaj komunitetit vendas. Ndërhyrja e IKMT-së në zonat turistike si Thethi vjen në kuadër të aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme