Sociale 14 July 2025, 11:38 Nga VNA

Diaspora krah banorëve të Thethit: Kundër ligjeve sezonale

Ndaje në Whatsapp
Diaspora krah banorëve të Thethit: Kundër ligjeve sezonale

Në kulmin e sezonit turistik, mbi 80 ndërtesa u shembën në Theth me urdhër shtetëror. Ndërsa një vit më parë përshkruhej nga kryeministri si “kartolina e mrekullisë shqiptare”, sot etiketohet si “tokë e xanun”. "Kjo gjuhë përçmuese, e përdorur edhe nga bashkia Shkodër, rikthen në vëmendje paragjykime të vjetra ndaj banorëve të veriut"-thuhet në reagimin e Diasporës.

Sipas tyre banorët e Thethit nuk janë “uzurpatorë”. Ata janë autoktonë, që jetojnë në këtë zonë prej shekujsh. Vështirësitë për të pajisur me dokumente pronësie bazuar nga ligji 7501, shpallja e zonës Park Kombëtar që në 1966, dhe më pas Qendër Historike, duke e bërë gati të pamundur marrjen e lejeve ndërtimore.

Megjithatë, banorët investuan në turizëm me mundësitë që kishin, duke kthyer Thethin në një destinacion evropian, ashtu siç e cilësoi vetë qeveria një vit më parë. Premtimet për zgjidhje ligjore dhe falje gjobash janë harruar, ndërsa është zgjedhur rruga e shembjeve pa zgjidhje.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon një trajtim të drejtë dhe respekt për komunitetin autokton të Thethit, që nuk duhet të sakrifikohet për propagandë politike apo përballje sezonale me “ligjin”.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme