Politika 21 May 2026, 22:07 Nga VNA

PS dhe PD miratojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit me 100 vota pro dhe 1 kundër

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD miratojnë ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit me 100 vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat u miratuan me 100 vota pro, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë. Në votim, 35 deputetë të pranishëm nuk morën pjesë.

Pas negociatave mes palëve, PS hoqi dorë nga disa prej propozimeve të saj më të debatueshme, si procedura e përshpejtuar për ligjet e BE-së, përgjysmimi i kohës së diskutimeve dhe kufizimi i raportimeve të institucioneve kushtetuese.

Ndryshimet parashikojnë që institucionet të raportojnë në komisionet parlamentare, forcim të kontrollit parlamentar dhe detyrimin e komisioneve për të zhvilluar mbledhje me kërkesë të opozitës. Gjithashtu, seancat plenare nuk do të zgjasin më pas orës 22:00, por do të rifillojnë ditën tjetër, ndërsa masat disiplinore ndaj deputetëve do të pezullohen nëse ankimohet vendimi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme