Sociale 6 July 2026, 18:36 Nga VNA

Protesta e 37-të në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

Ndaje në Whatsapp

bfgffgb.jpeg

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama vijon të mbahet në mënyrë të përsëritur. Sot në orën 19:00 është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 37-të, ku qytetarët pritet të mblidhen sërish në shesh me kërkesën për largimin e kreut të qeverisë.

Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si dhe mbështetësve nga diaspora që ndodhen në Tiranë, që t’i bashkohen tubimit.

Sipas planit të organizimit, grumbullimi fillestar i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të përqendrohet edhe protesta.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Në mesazhet e tyre, ata kanë përdorur edhe thirrjen “Ju erdhi fundi”, duke ftuar pjesëmarrje sa më të gjerë në tubim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme