Sociale 6 July 2026, 10:16 Nga VNA

Arrestohet 20-vjeçari për zjarrin masiv në Fier, evakuan 12 familje

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 20-vjeçari për zjarrin masiv në Fier, evakuan 12

Policia e Fierit ka arrestuar një 20-vjeçar, i dyshuar si autori i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zonat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar banesa.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi N. J., 20 vjeç, banues në Drizë. Ai dyshohet se më 5 korrik 2026 ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për të djegur barishte, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, duke prekur edhe disa fshatra përreth.

Për shkak të përhapjes së zjarrit, shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga flakët.

Sipas autoriteteve, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, zjarrfikësve, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e zjarrit pa pasoja në njerëz.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, duke paralajmëruar se shkelësit do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagimin e menjëhershëm.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme