Sociale 6 July 2026, 13:22 Nga VNA

Denoncim nga Pashkasheshi: “Guroret po na mbysin me pluhur”, banorët publikojnë pamje të situatës

Ndaje në Whatsapp
Denoncim nga Pashkasheshi: “Guroret po na mbysin me pluhur”,

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një banor i fshatit Pashkashesh, në qarkun e Tiranës, i cili kërkon të mbetet anonim. Sipas tij, banorët e zonës po përballen prej kohësh me një situatë të rëndë mjedisore, si pasojë e aktivitetit të guroreve që operojnë pranë fshatit.

Denoncuesi pretendon se mali është shpërfytyruar nga aktiviteti i vazhdueshëm i nxjerrjes së inerteve, ndërsa pluhuri i krijuar mbulon çdo ditë banesat, rrugët dhe tokat bujqësore, duke ndikuar në jetën e përditshme të banorëve.

“Përshëndetje! Jam një banor i fshatit Pashkashesh të rrethit Tiranë. Në çdo debat që merrni pjesë kam shumë besim se si i trajtoni çështjet. Doja t’ju jepja një informacion lidhur me një masakër mjedisore në këtë fshat. I gjithë fshati mbulohet me pluhur nga guroret që e kanë shpërfytyruar malin. Dua të më ruani konfidencialitetin. Besoj në ndihmën që mund t’i jepni zonës që mbijeton këtu. Po ju dërgoj një video në kohë reale”, shkruan ai në mesazhin dërguar redaksisë.

Së bashku me denoncimin, banori ka dërguar edhe një video, e cila sipas tij është filmuar në kohë reale dhe tregon situatën në zonë.

Redaksia jonë e publikon këtë denoncim në interes të informimit publik dhe fton institucionet përgjegjëse, si dhe subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonë, të reagojnë dhe të japin qëndrimin e tyre lidhur me pretendimet e ngritura nga banorët.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme