Sociale 1 June 2026, 13:21 Nga VNA

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Ndaje në Whatsapp

bfggb.jpg

Edhe në këtë fillim muaji, bizneset sërish janë përballur me probleme në funksionimin e platformës e-Albania, duke mos marrë shërbim për verifikimin dhe kryerjen e pagesave për detyrimet e taksave vendore.

Bizneset dhe kontabilistët kanë ngritur shqetësimin se gjatë orëve të para të mëngjesit, nuk kanë mundur të hapin shërbimin përkatës në platformë, çka ka penguar verifikimin e detyrimeve vendore.

Situata ka krijuar vështirësi veçanërisht për bizneset që kanë nevojë të kryejnë procedura administrative apo pagesa brenda afateve të përcaktuara.

Lidhur me problematikën Monitor kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore që ka bërë me dije se vështirësitë lidhen me procesin e kalimit të e-Albania në versionin e ri të sistemit.

Sipas tyre, probleme të ngjashme nuk janë shfaqur vetëm në shërbimet e pushtetit vendor, por edhe në disa drejtori dhe institucione të tjera që ofrojnë shërbime përmes portalit e-Albania.

“Pas kalimit të e-Albania në variantin e ri, jo vetëm ne, por edhe disa drejtori të ndryshme kanë pasur probleme me shërbimet që ofrojnë në platformë. Aktualisht po punohet për rikthimin e shërbimit të marrjes së njoftimit të detyrimeve, ndërkohë që shërbimi i marrjes së vërtetimit funksionon normalisht”, bëjnë me dije burime nga taksat vendore.

Taksat vendore kanë ofruar një zgjidhje të përkohshme për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë urgjente për dokumentacionin. Sipas tyre bizneset e interesuara mund të dërgojnë kërkesën përmes postës elektronike dhe njoftimi i detyrimeve për taksat vendore do t’u përcillet menjëherë nga administrata.

Teksa mësohet se ekipet teknike janë duke punuar për zgjidhjen e problemit dhe pritet që shërbimi për marrjen e njoftimit të detyrimeve të rikthehet në funksion të plotë gjatë ditës së sotme.

Problemet me mosfunksionimin e platformës e-Albania janë raportuar edhe më herët gjatë ditëve të fundit, pas implementimit të ndryshimeve të teknologjisë në sistem.

Shumë binzese kanë ngritur shqetësime për vonesa apo mosfunksionim me hope të sistemit, duke kërkuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës./Monitor.al/

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme