Kronika 24 July 2026, 22:47 Nga VNA

Policia reagon pas publikimit të ngjarjes/ Konfirmon përplasjen me armë në Shkallnur, Denis Tafili ende në arrati

Ndaje në Whatsapp
Policia reagon pas publikimit të ngjarjes/ Konfirmon përplasjen me

Pas publikimit të ngjarjes, Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar konfliktin e ndodhur në Shkallnur, ku është përfshirë edhe Denis Tafili, person i shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:00 të datës 24 korrik, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Edison Gjuzi, 36 vjeç, është goditur me qytën e një pistolete nga Denis Tafili, 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe Gentian Meta, 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur. Pas konfliktit, të dy janë larguar me automjet.

Policia konfirmon gjithashtu se në konflikt dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektori L. Xh. Ai është shoqëruar, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Ndërkohë, Policia bën të ditur se ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorëve.

Megjithatë, reagimi zyrtar konfirmon një fakt që ngre pikëpyetje serioze: Denis Tafili, i shpallur në kërkim nga SPAK për akuzat e trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në kuadër të dosjes së organizatës kriminale “Troplini”, rezulton të lëvizë i lirë dhe të përfshihet në një konflikt që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me kohën e reagimit të Policisë. Ngjarja, sipas vetë njoftimit zyrtar, ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa Policia e Durrësit reagoi vetëm rreth orës 22:30, pasi lajmi ishte publikuar prej orësh. Mbi shtatë orë heshtje për një konflikt me armë, ku protagonist rezulton një person i shpallur në kërkim nga SPAK dhe një punonjës policie. Kjo vonesë ngre pikëpyetje mbi arsyet pse një ngjarje e tillë u mbajt jashtë njoftimit zyrtar për kaq gjatë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme