Kronika 24 July 2026, 13:38 Nga VNA

Autori i dyshuar i krimit në Roskovec kërkon kohë, policia vijon përpjekjet për ta bindur të dorëzohet

Ndaje në Whatsapp

jhjgh.PNG

Vijojnë negociatat me Nertil Buzin për ta bindur të dorëzohet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së premtes në Roskovec.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori kërkon më shumë kohë, ndërsa pretendon se krimin e ka kryer për shkak të një konflikti me familjen e ish-partneres, të cilën ai e akuzon se i ka marrë para.

Sipas të njëjtave burime, ai vijon të kërcënojë se do t'i japë fund jetës, ndërsa grupi negociator i Policisë është afruar pranë tij dhe po vazhdon përpjekjet për ta bindur të dorëzohet. Buzi ndodhet ende i armatosur me armën që dyshohet se përdori gjatë krimit.

Mëngjesin e sotëm ai vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, 55-vjeçarin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka.

Më pas ai u arratis nga vendngjarja duke marrë peng edhe ish-partneren, të cilën e la të lirë disa orë më pas, pasi forcat RENEA rrethuan zonën.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme