Rajoni 2 January 2025, 12:38 Nga VNA

Policia greke arreston të riun shqiptar që goditi dhe tentoi ta përdhunonte 61-vjeçaren

Ndaje në Whatsapp
Policia greke arreston të riun shqiptar që goditi dhe tentoi ta

Policia e Selanikut ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias, pas një takimi mes të dyve.

Sipas hetimeve, 23-vjeçari ka tentuar të detyrojë 61-vjeçaren në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike. Ai e ka goditur viktimën me një helmetë dhe një shishe, ndërkohë që i ka marrë edhe celularin.

Pavarësisht përpjekjes për t’u arratisur dhe rezistencës së fortë, policia e arrestoi të riun. Gjatë kontrollit, policia gjeti celularin dhe një çelës që i përkisnin viktimës

61-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, 23-vjeçari do të dërgohet përpara Prokurorisë kompetente për të vazhduar procedurat ligjore.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme