Rajoni 2 January 2025, 09:30 Nga VNA

Ekzekutoi 10 persona, mes tyre 2 fëmijë, vret veten autori i masakrës në Malin e Zi

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutoi 10 persona, mes tyre 2 fëmijë, vret veten autori i

Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviç.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, i cili tha se Martinoviç ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.

Martinoviç dyshohet se vrau së paku 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë njoftuan se në luftë për jetën janë katër të plagosur.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme