Rajoni 29 December 2024, 10:50 Nga VNA

U arrestua pse vizitoi Kosovën, politikani serb: Do ta bëj sërish! Serbia duhet të pranojë krimet

Ndaje në Whatsapp
U arrestua pse vizitoi Kosovën, politikani serb: Do ta bëj

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviç, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kundër tij, për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Padia u ngrit pasi ai kishte nderuar viktimat shqiptare në Kosovë duke vendosur lule në varrin e një vajze të vrarë në Prekaz.

Sanduloviç deklaroi se gjatë arrestimit ka pësuar keqtrajtim fizik për shkak të qëndrimeve të tij politike mbi Kosovën, gjë që e çoi në spital. MPB dhe BIA serbe i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

“Do të kërkoj drejtësi për veprimin që është kryer kundër meje sepse kam vendosur lule në varrin e një vajze shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. Dhe do ta bëj përsëri. Ky akt është simbol i pajtimit dhe jo i urrejtjes”, tha Sanduloviç.

Sanduloviç njoftoi se do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për rrethanat e arrestimit të tij dhe ngritjen e padive penale kundër personave përgjegjës.

Ai falënderoi zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë deputeten britanike Alicia Kearns dhe presidenten e kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, për mbështetjen e tyre.

Duke komentuar çështjen e Kosovës, ai në një deklaratë për RTK theksoi rëndësinë që Serbia t’i pranojë krimet dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht, ndërsa, sipas tij, duhet një falje kolektive.

“Nëse shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja si dhe fuqitë të tjera kanë njohur Kosovën, mos të humbim kohë sepse rezultati do të jetë i njëjtë, dhe ky është një fakt i pandryshueshëm. Qëndrimi im është që Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe duhet të ecë në rrugën e saj, por të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë paqen dhe një të ardhme të përbashkët në BE”, tha ai.

Lidhur me incidentin në kanalin Iber-Lepenc, Sanduloviç theksoi rendësin e përfshirjes se FBI-së në hetime. Për sulmin terrorist në Banjskë, ai deklaroi se Milan Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë dhe Serbi.

Sanduloviç shprehu mbështetje për protestat studentore ne Serbi në luftën e tyre për një shtet të liruar nga krimi dhe korrupsioni. Ai theksoi se pa ballafaqim me të kaluarën nuk ka përparim të Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme