Rajoni 26 December 2024, 21:27 Nga VNA

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën dyshimin për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy zyrtarë të Departamentit të Kadastrës në Komunën e Graçanicës nën dyshimin për korrupsion, njoftoi të enjten kryetarja e komunës, Ljiljana Shubariç. Shubariç nuk dha më shumë hollësi rreth arrestimit të tyre, por theksoi se hetimi dhe arrestimi i zyrtarëve komunalë nuk e vënë në dyshim funksionimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Graçanicës apo të Drejtorisë së Kadastrës.

Ajo tha bëhet fjalë për “veprime të ndërmarra individualisht” nga persona të caktuar. Komuna e Graçanicës është një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.

“Do të ketë hetime dhe nuk duam të spekulojmë më tej mbi procedurat e ardhshme. Kur të marrim informacione të detajuara, do të njoftoheni”, tha Shubariq gjatë një adresimi para gazetarëve.

Policia e Kosovës nuk ka folur rreth kësaj çështjeje dhe as nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arrestimin e zyrtarëve në Komunën e Graçanicës dhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren./ REL

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme