Sociale 14 March 2025, 08:42 Nga VNA

Policia e Shtetit merr masa për Ditën e Verës, kufizime trafiku në Tiranë dhe Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Policia e Shtetit merr masa për Ditën e Verës, kufizime trafiku

Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e festimeve të Ditës së Verës. Të gjitha strukturat e policisë, përfshirë forcat e rendit, policinë rrugore dhe patrullat e përgjithshme, do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, në akset kryesore të qyteteve do të ketë kufizime të qarkullimit. Në Elbasan, gjatë ditës së sotme (14 mars), nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve në disa segmente rrugore në qendër të qytetit. Ndërkohë, në Tiranë, deri në përfundim të festimeve, do të ndalohen automjetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake do të monitorojnë trafikun dhe do të orientojnë drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative, për të shmangur krijimin e bllokimeve.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme