Sociale 13 March 2025, 18:16 Nga VNA

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit

Ndaje në Whatsapp
Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris!

Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në total, me një çmim mesatar prej 47.6 dollarësh për një abonim mujor.

Të dhënat tregojnë se Zvicra është shteti me çmimet më të larta për fitness-in, pasi katër vendet e para në renditje i zënë qytetet nga ky shtet, me në krye Zyrihun, ku një abonim mujor në palestër kushton 82.19 dollarë.

Por, sa përqind e pagës shkon për abonimin mujor në palestër? Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, paga neto mesatare për një shqiptar ishte 62,773 lekë, ndërsa çmimi mesatar mujor i një abonimi në palestër shkon në 4,350 lekë. Kjo do të thotë se 7% e pagës së një shqiptari shkon vetëm për abonimin mujor në palestër, pa përfshirë shpenzime të tjera si veshjet apo aksesorët e nevojshëm për palestër.

Sa i përket Shqipërisë, rezulton se është shteti me çmimin më të lartë për palestrat në rajon. Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh.

Ndërkohë, Serbia ka përfaqësimin e tre qyteteve në listë dhe sërish ofron çmime më të ulëta se Shqipëria. Në Beograd, shuma mujore për një palestër kap vlerën e 36.79 dollarëve, duke u renditur në vendin e 103-të.

Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të, ku abonimi mujor kushton 42.85 dollarë. Ndërsa Sarajeva e Bosnje Hercegovinës ndodhet në vendin e 114-të, ku një muaj palestër paguhet 33.6 dollarë.

Ajo që bie në sy nga këto statistika është se çmimi i palestrës në Shqipëri është shumë më i lartë se në disa qytete të mëdha dhe të zhvilluara si: Parisi (36.8 dollarë), Madridi (44.8 dollarë), Manchesteri (41.6 dollarë), Brukseli (37.7 dollarë) dhe Hamburgu (47.2 dollarë)./SCAN

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme