Sociale 12 March 2025, 10:56 Nga VNA

Minatorët e Bulqizës vijojnë protestën, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

Ndaje në Whatsapp
Minatorët e Bulqizës vijojnë protestën, kërkojnë

Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme, duke theksuar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë rritje pagash dhe heqjen e detyrimit për të punuar të shtunave.

“Nëse nuk na plotësohen kërkesat, do të përshkallëzojmë protestën deri në grevë urie dhe bllokimin e evadit të kromit,” thanë minatorët.

Nga ana tjetër, kompania ka kërkuar bisedime me ta, por ka deklaruar se rritja e pagave për momentin është e pamundur.

Në protestë ka qenë e pranishme edhe policia e Bulqizës. Ndërkohë, një ditë më parë, minatorët kanë denoncuar kushtet e vështira të punës dhe shfrytëzimin që, sipas tyre, po u bëhet.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme