Sociale 10 March 2025, 13:09 Nga VNA

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Ndaje në Whatsapp
Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e  me pak studentë, sot çka përkthehet në më pak profesionistë me arsim të lartë nesër.

Në 4 vite konkretisht  nga 2019 deri në 2023 Shqipëria “humbi” plot 11722 të diplomuar, në një kohë që do duhej të kishte qenë e kundërta.

Në vitin akademik 2018-2019 në Universitetet e vendit u diplomuan 53587 studentë, nga të cilët 18696 ne nivelin Bachelor.

Ndërkohë vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 41799 studentë nga të cilët 13808 vetëm në nivelin bachelor.

Ndërkohë i njëjti trend ulës i numrit të të diplomuarve është edhe në vitin akademik 2023-2024 dhe i tillë pritet të jetë edhe për vitin akademik 2024-2025.

Këto shifra të bazuara në statistikat e INSTAT, sipas Qendresës Qytetare, nëse kryqëzohen edhe me reduktimin e numri të nxënësve në shkolla ekspozojnë qartë plagën e rëndë të eksodit që nuk po kurohet gjithë këto vite.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme