Ekskluzive 29 July 2024, 16:20 Nga VNA

Planifikoi të shkatërronte anijen për konkurrencë, Armandi Nelaj humbi jetën aksidentalisht. Pranga mikut të tij. VNA hedh dritë mbi luftën ndër vite për të kontrolluar Portin e Sarandës

Ndaje në Whatsapp
Planifikoi të shkatërronte anijen për konkurrencë, Armandi

I veshur si polumbar, Armandi Nelaj, biznesmen i njohur në Sarandë u nis më 24 qershor të këtij viti nga plazhi nr.1 me një gomone të vogël në drejtim të Portit të qytetit, ku kishte planifikuar  të vendoste një sasi eksplozivi të telekomanduar në një anije të linjës Sarandë-Korfuz.

Por rrugës dyshohet se lënda plasëse shpërtheu aksidentalisht për shkak të një gabimi në celularin e vendosur në kallëpin e tritolit. Armandi Nelaj u plagos rëndë.

Ai u nxor në bregun e detit nga turistët, por më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Viktima u identifikua në morg nga vëllai i tij zyrtar shtetëror.

Një e muaj e gjysmë pas kësaj ngjarje që tronditi Sarandës. Policia njoftoi këtë të hënë se ka hedhur dritën mbi ngjarjen e rëndë dhe ka arrestuar një të dyshuar.

Nga hetimet rezultoi se Nelaj kishte planifikuar shkatërrimin me tritol të anijes ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë Korfuz, për shkak të përplasjeve për konkurrencën që kishte me Andrea Qirjakon. Për të thurrur planin që i mori jetën, 52-vjecari sipas policisë kishteg bashkëpunuar me mikun e tij Erdion Muho, 35 vjec, i cili përfundoi në pranga

Nga hetimet rezultoi se Muho, pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours” bashkë me Armando Nelaj, do t'i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

“Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Armandi Nelaj kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence. Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armandi Nelaj”, njoftoi policia.

Kjo nuk është hera e parë që biznesmenë të ndryshëm përplasen për shkak të konkurrencës. Lufta per kontrollin e Portit vijon prej 3 dekadash dhe ndër vite janë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Një nga shpërthimet që tronditi vendin, ai ishte me eksploziv ne tragetin “Violeta” në shtator 1998. Një muaj pas kësaj ngjarje, u zbulua një mine antitank në tragetin Mimoza.

Po në të njëjtin target në 1998 një polumbar zbuloi 5 kallëpe tritoli gati për të shpërthyer.

Në 2001 ndodhi shpërthim në tragetin Violeta në Korfuz, me një të vrarë dhe një të plagosur.

Për motive konkurrence u dhunua pranë banesës pronari i linjes se trageteve “Finikas Lines”, Andrea Qirjako, ndërsa në maj 2024, u shkrumbua trageti Santa dhe dyshohet se ishte zjarrvënie e qëllimshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme