Ekskluzive 24 July 2024, 10:16 Nga VNA

Pushteti baballarëve që shpëton djemtë problematikë, VNA sjell rastet më të bujshme

Ndaje në Whatsapp
Pushteti baballarëve që shpëton djemtë problematikë,

Edison Elezaj, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, është shpallur në kërkim prej orësh nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për plagosjen e 3 personave të njohur të tij, gjatë një feste ditëlindje në një nga lokalet më luksoze në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Policia mundi të arrestojë dy persona të tjerë që e ndihmuan të fshehë armën tip pistoletë që mbante pa leje, me të cilën kreu krimin, por Edison Elezaj, vijon ende të jetë në arrati.

32-vjecari është emri i radhës në listën e fëmijëve të njerëzve të biznesit apo politikës që përfshihen në krime të ndryshme nga masakra të përgjakshme, të dhuna barbare ndaj partnereve të tyre apo përplasje me armë në zonat elitë të kryeqytetit.

Por sic ndodh rëndon, për shkak të pushtetit të baballarëve, si politik apo edhe financiar shpesh këto personazhe ja hedhin drejtësisë dhe dalin pa u lagur.

Të ndalemi një e nga një në rastet më të bujshme.

Ledio Ruci

Më 1 shkurt 2004, Ledio Ruçi djali i ish deputetit dhe ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruci u përfshi në një sherr me armë në një pub në zonën e ish-bllokut. Sherri atëkohë nisi për një nga vajzat e njohura të showbizit. Ledio Ruci mbeti i plagosur dhe dyshohet se autorë ishin pjesëtarë të një fisi problematik nga Laci.

Në 2011, Ledio Ruci u arrestua pasi u përfshi në një aksident me vdekje, ku humbi jetën Brunilda P., por më pas ai u lirua me masën e detyrimit për paraqitje.

Në 2012, Ledio Ruci u arrestua nën dyshimet për çështje droge, pasi në një automjet me targa zyrtare të babait të tij u gjet një sasi prej 1.5 kg kanabis sativa.

Kostandin XHuvani

Djali i ish-deputetes së PS-së dhe aktores Luiza Xhuvani, kreu një nga masakrat më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë në vendin tonë. Ai është dënuar me 35 vite burgim, pasi gjykatat vunë dorën ne zemër, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar, cka bëri që ai të shpëtojë nga dënimi i përjetshëm. Masakra u shënua në shkurt të 2014 dhe Xhuvani qëlloi për vdekje Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.

Më 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, Konstandin Xhuvani qëlloi për vdekje Alfred Musabelliun në shtëpinë e një mikut të tij.

Për vrasjen e Musabelliut, Xhuvani u dënua fare lehtë. Më pas u kap me armë pa leje dhe para se të kryente masakrën me 4 të vrarë, Xhuvani dyshohej se fshihej me bossë të krimit në fshatin problematik të Lazaratit.

Rexhep Rraja

Të gjithë e dinë historinë e Rexhep Rrajës, djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili dhunonte në mënyrë barbare të dashurën e tij Xhisiela Maloku.

Xhisiela mori një moment guximin ta denonconte, por polici Emiljano Nuhu, aktualisht në azil u kërcënua me jete që të mos merrte dëshminë e vajzës. Pas një interviste të tij shpërtheu dhe skandali dhe Rexhep Rraja u arrestua e dënua për krimin. Por më vonë, ai u përfshi në një tjetër ngjarje te rendë, atë të dhunimit të dy kushërinjve Maja, që coi në largimin nga Parlamenti të Rrahman Rrajës.

Djemtë e Tom Doshit

Në prill të 2022, djemtë e ish-deputetit social democrat Tom Doshi u shpallën në kërkim për shkak se goditën me shufra hekuri, një klient në një qendër estetike dhe arsyeja zënka për një foto instagrami. Djemtë e ish-deputetit Doshi janë përfshirë shpesh në sherre të tilla.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme