Ekskluzive 23 July 2024, 15:16 Nga VNA

Heshtja shurdhuese e opozitës për kullën që do ndërtohet në Shkodër. A po e shet PD kauzën e së djathtës dhe antikomunizmit në kryeqendrën e veriut?

Ndaje në Whatsapp
Heshtja shurdhuese e opozitës për kullën që do

Plani për ndërtimin e kullës shumëkatëshe në Shkodër ka ngjallur reagimin e madh të komuniteti shkodran.

Mbrëmë, disa dhjetra qytetarë protestuan para Bashkisë së Shkodrës për të kundërshtuar ngritjen e përbindëshit. Por ndryshe nga sa pritej, pjesmarrja nuk ishte ajo që mendohej nga reagimet në rrjetet sociale.

Opozita nga ana e saj në pjesën dërrmuese ka heshtur. Bastioni i së djathtës dhe antikomunizmit ka mbetur pa përkrahjen e atyre që kanë vjelë votat dhe priviligjet por që e kanë lënë në baltë Shkodrën dhe shkodranët në ditët e vështira.

Kështu ka ndodhur dhe këto ditë, ku zërat opozitarë kamë heshtur.

Më kryesorja, Jozefina Topalli, për 8 vjet kryetare, 8 nënkryetare dhe figura nr 2 e PD në pushtet nuk ka shkruar as dy rreshta në FB e saj për ndërtimin e kullës. Zonja Topalli që nuk le rast pa përmendur origjinën e saj “prej Shkodre”, ajo që ngre zërin për shitblerjen e segmenteve të PD vazhdon të heshtë.Hesht sepse ndoshta i pëlqen kulla, apo se qiraja e pronave të saj është paguar nga Benet Beci, këtë i takon zonjës Topalli ta shpjegojë.

Shkodranët e kanë po ashtu të qartë se veç deputeteve gra të PD, Emilia Koliqi dhe Greda Bardeli që kanë shkruar statuse në FB, tre të tjerët, Helidon Bushati, Zef Hila dhe Ramadan Lika kanë heshtur pa thënë gjysëm fjale për dramën e qytetit. Ka heshtur dhe ish kryetarja Voltana Ademi. E gatshme të digjte qendrat e votimit kundër regjimit të Ramës. E heshtur për kullën e regjimit nga Benet Beci.

Shkodra, një nga qendrat e kulturës, të së djathtës patriotike dhe antikomunizmit nuk meriton të trajtohet si plaçkë tregu. Nëse Edi Rama dhe Benet Beci blenë dhe gënjyen për votat e qytetarëve 1 vit më parë, opozita po shet dhe blen idealet, besimin dhe shpresën e mijëra qytetarëve shkodranë. Që sot përfaqësohen nga disa të rinj që ngrenë zërin sa munden, por që e kanë të vështirë të dëgjohen kur kanë përballë makinerinë qeveritare, dhe në “krah” ata që bëjnë pazar me besimin e tyre!

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme