Ekskluzive 24 July 2024, 14:51 Nga VNA

Miqtë e qeverisë dhe “armiqtë” e turizmit në jugun e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Miqtë e qeverisë dhe “armiqtë” e turizmit në

Shumë ankohen për çmimet e larta në jug të Shqipërisë. Mund të justifikohesh se është çështje tregu, por roli i shtetit cili është?

Le ta marrim me radhë. Gazetari Blendi Fevziu, shëtitës dhe promovues i turizmit në Shqipëri i ka kërkuar shtetit të ndërhyjë dhe të vendosë tavan për çmimet e çadrave në plazhet e jugut. Dhe nuk e ka keq. Por një gazetar përveç se të japë mendime dhe sugjerime duhet dhe të pyesë se si ndodh ky proces.

Shembullin le ta marrim në plazhin e Palasës, atje ku dhe Fevziut i pëlqen të pushojë. Pa përmendur ndërtimet në Palasë nga investitori Samir Mane, vija bregdetare e plazhit të Palasës gjithashtu është “në pronësi” të tij pasi qeveria e konsideron investitor strategjik.

Shteti ja jep në përdorim plazhin e Palasës Manes. Ky i fundit nuk bën asnjë investim por ja jep me qira dikujt tjetër. Shteti me pak fjalë i ka dhënë mundësinë Manes të bëjë sekserin dhe të fitojë para vetëm se është personi në mes. Fevziu ka të drejtë që thotë se shteti duhet të ndërhyjë. Por ndërhyrja më e mirë që mund të bëjë shteti është të eliminojë rolin e sekserëve si Mane dhe t’ja japë në përdorim atyre që bëjnë investimin.

Gjikuria bën të njëjtën gjë me plazhin e Drimadhës. Po kështu dhe Dulaku, Papuli, Carapuli, të gjithë klientët e kryeministrit që hedhin beton në jug. Asnjë prej tyre nuk zhvillon biznes për hoteleri turizëm veç shitjes së vilave. Por ndërsa janë përqëndruar tek ndërtimi dhe shitja e vilave, biznesmenët e mëdhenj ja japin me qira bizneseve më të vogla këto plazhe. Ulja e çmimeve nuk arrihet duke shtrënguar hallkën e fundit në zinxhir por duke eliminuar ato hallka që nuk ofrojnë asgjë dhe që paguhen për asgjënë që ofrojnë.

Meqë gara për të gjetur “fajtorin” e çmimeve në jugun e Shqipërisë është ende e hapur, ndoshta me pak thellim dhe këmbëngulje mund ti kërkohet shtetit të ndërhyjë tek bashkitë dhe taksat e larta të tyre, tek kontrollet periodike qoftë dhe ato të pastrimit të parave, tek serioziteti i trajtimit të bizneseve që duan të punojnë dhe të fitojnë gjithashtu.

Duke kritikuar bizneset e vogla qe përpiqen të mbijetojnë, duke etiketuar negativisht vlonjatët dhe mënyrë e tyre të të bërit turizëm dhe duke nxjerrë blogerë të postojnë fatura të larta apo të luten për çmime më të ulta nuk kemi bërë asgjë. Thjesht kemi gjet “armikun” e radhës por jo zgjidhjen!

Shënim. Nuk e trajtuam mundësinë e marrjes në përdorim të këtyre plazheve publike nga bashkitë dhe ofrimin e këtyre shërbimeve falas. Kjo pasi është e kotë ta kërkosh këtë nga një qeveri që ndërton rrugë me taksat e tua dhe në fund të kërkon që të paguash për përdorimin e tyre.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme