Kronika 7 July 2024, 10:07 Nga VNA

Përvetësuan 7500 metra katrorë tokë dhe ja shitën nipit të Sadri Abazit, në gjyq 3 ish-zyrtarët e ish-komunës Bërxullë dhe një qytetar

Ndaje në Whatsapp
Përvetësuan 7500 metra katrorë tokë dhe ja shitën nipit

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim 3 ish-zyrtarët e Komunës Bërxullë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara.

Ndaj Ymer Markut, ish-kryetar i Komunës, ish-juristit Kujtim Balliu dhe ish- kryeplakut Agim Loci, është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për përfituesin e sipërfaqes së tokës, Kujtim Allmeta është ngritur akuza e falsifikimit të dokumentave.

Nga hetimet ka rezultuar se tre ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të sipwrfaqes së tokës nga ana e Kujtim Allmetës, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.

“Kujtim Balliu, i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menazhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Allmetës, pa kryer verifikimin e dokumentacionit”, thekson prokuroria.

Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, arriti në konkluzionin se shtetasi Kujtim Allmeta ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë.

Pasi u pajis me certifikatë pronësie për sipërfaqen prej 7500m2 në 2020, ai ja shiti shoqërisw “Alko Impeks” me administrator Arbër Abazin, nipin e ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Prona në fjalë e përfituar përmes dokumentave false është sekuestruar nga ana e prokurorisë.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme