Kronika 29 January 2025, 21:24 Nga VNA

Përmbytjet në qytetin e Durrësit/ Disa rrugë të bllokuara nga uji, vështirësohet qarkullimi i makinave

Ndaje në Whatsapp
Përmbytjet në qytetin e Durrësit/ Disa rrugë të

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara. Situata në Hidrovor është normale, dhe të gjitha ekipet janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë. Aktualisht, problematika është e përqendruar në disa rrugë si “Mbreti Gert,” “Hysen Kertusha,” “Abaz Çelkupa,” “Neki Libohova,” “Dalip Peza,” “Hysen Myshketa,” “Jahja Ballhysa,” “Vollga,” “Asti Gogoli,” “Mbreti i Arbërit,” “Jusuf Myzyri,” “Ahmet Dakli” dhe “Glaukia.”

Në Lagjen 14, situata ka probleme në rrugët “Bajram Tusha,” “Asti Nushi,” dhe “Asti Gogoli,” ndërsa në Lagjen 13, janë raportuar probleme në “Pavarësia,” “Qafe Bote,” “Rrota e Kuqe,” “Mbreti Arberit,” “Teofik Skilja,” dhe “Jusuf Myzyri.” Situata paraqitet më problematike në njësinë administrative 6, ku akset kryesore dhe disa rrugë dytësore janë prekur nga reshjet. Megjithatë, në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri, ku është përfunduar rehabilitimi i argjinaturave, situata është normale.

Autoritetet po punojnë për largimin e ujit nga banesat dhe janë duke kontrolluar vazhdimisht sistemet e kanaleve kulluese dhe gjendjen funksionale të hidrovorëve.

Po ashtu, po monitorohet argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, duke mbajtur në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për përballimin e çdo situate të mundshme.

Raportohet se ekipet e Mbrojtjes Civile janë angazhuar në shërbim të qytetarëve, ndërsa Autoriteti Portual Durrës, punonjësit e Bashkisë Durrës, zjarrfikësit dhe Policia Bashkiake janë vendosur në gatishmëri.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme