Kronika 29 January 2025, 10:40 Nga VNA

Dy policë në Elbasan në arrest shtëpie për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
Dy policë në Elbasan në arrest shtëpie për korrupsion

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Inspektor N. Xh. dhe Inspektor E. K. akuzohen për përfshirje në veprime korruptive në ushtrimin e detyrës së tyre. Hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në bashkëpunim me Prokurorinë kanë siguruar prova që mbështesin dyshimet për shkeljet e tyre. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur që në vitin 2024.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues "Arrest në shtëpi" për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

➡️ Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

➡️ Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme