Kronika 29 January 2025, 15:48 Nga VNA

Arrestohet 24-vjeçari për vjedhjen e pesë monopatinave në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 24-vjeçari për vjedhjen e pesë monopatinave në

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Përsëritësi", duke arrestuar një 24-vjeçar të dyshuar për vjedhjen e pesë monopatinave në kryeqytet. Sipas Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimeve të qytetarëve dhe inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e shtetasit A. B., banues në Tiranë, i cili më herët është dënuar për dhunë në familje.

Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas ka kryer vjedhjet gjatë muajit janar, në data të ndryshme dhe në zona të ndryshme të qytetit:

  • ‌Më 28 janar 2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinat e shtetasve A. M., Xh. G. dhe E. I.
  • ‌Më 27 janar 2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.
  • ‌Më 24 janar 2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme