Sociale 4 October 2024, 16:44 Nga VNA

Përmbytje në Vlorë, Lezhë, Durrës e Lushnje, Instituti i Gjeoshkencës: Nga mos pastrimi i kanalizimeve

Ndaje në Whatsapp
Përmbytje në Vlorë, Lezhë, Durrës e Lushnje, Instituti

Gjatë ditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ka patur vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Instituti i Gjeoshkencës njofton se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Moti i keq ka përfshirë disa qytete ka krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët por edhe në qarkullimin e automjeteve, teksa lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik. Problematike është paraqitur situata edhe në qendrat e qyteteve të Vlorës ku rrugët kryesore janë përmbytur, e njejta situatë edhe në Durrës, Lezhë dhe Lushnje. Kanë mjaftuar shirat e sotëm që të shkaktojnë përmbytje në këto qytete.

Policia e Shtetit ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve që të bëjnë kujdes në rrugë gjatë lëvizjes për shkak të kushteve të këqija të motit të cilat rrisin rrezikun për aksidente. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia evidenton prezencën e ujit dhe të inerteve në disa akse dhe u bën apel përdoruesve që të rrisin vigjilencën. Për parandalimin e aksidenteve rrugore , strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore. Lushnje Shiu ka shkaktuar përmbytje në rrugët e brendshme të qytetit të Lushnjës. Për 30 minuta shi të rënë me intensitet të lartë i ka zënë papritur shoferët në rrugë. Në disa akse makinat nuk mund të kalonin pasi niveli i ujit u rrit me 40 cm , duke bërë që shumë prej tyre të fikeshin në rrugë. Vlorë Reshjet e dendura të shiut të nisura pas mesditës kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga "Hasan Kushta", rruga "Gjergj Araniti", aksi pranë Kishës Ortodokse dhe Bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali" janë përmbytur nga ujërat e shumtë, ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.Për të normalizuar situatën është ndërhyrë nga punonjës të shërbimeve të bashkisë Vlorë në hapjen e pusetave dhe kanalizimeve. Por situata vijon të jetë e rënduar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme