Sociale 3 October 2024, 07:54 Nga VNA

Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të pakësohen deri në 15%

Ndaje në Whatsapp
Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të

Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më gjerësisht në vend prej fermerëve. Muaji tetor është periudha e mbjelljes së grurit, por sipas përfaqësuesve të kompanive të shitjes së farave dhe agronomëve është në rënie interesi i fermerëve për mbjellje. Vasfi Sherifi, drejtues i kompanisë AGROVAS-SHE, për tregtimin e farave, fidanëve dhe plehrave kimike, njëkohësisht dhe me profesion agronom tha se sivjet pritet rënie deri në 15% të të mbjellave në zonën e Korçës.

Shkak, sipas tij, është mungesa e tregut për shitjen e produktit. Për periudhën 2023-2024, gruri i prodhuar nga fermerët mbeti stok, nga rënia e çmimit 50 deri në 60% krahasuar me çmimin e shitjes në 2022.

“Interesi i fermerëve për të shtuar të mbjellat me grurë është në rënie. Sivjet mendohet që të mbjellat të bien deri 15%. Kjo ka ardhur tërësisht për shkak të rënies së çmimit të shitjes së grurit dhe të mbetjes së tij stok. Ndërsa kostot e prodhimit nuk janë shtuar. Çmimet e produkteve të plehërimit të grurit janë ulur deri 40% krahasuar me vitin 2022, ku për shkak të luftës në Ukrainë, pati shtrenjtim të lartë të tyre. Edhe çmimet e farës së grurit për mbjellje janë ulur” tha ai.

Agronomët pohojnë se për shkak të mosshitjes së grurit, fermerët janë të detyruar ta përdorin sasinë e prodhuar si ushqim për kafshët. Përveç mungesës së leverdishmërisë, shpopullimi i zonave malore ka sjellë që disa fshatra të largëta të mbeten pa mullinj të bluarjes së grurit. Pasja e një mulliri në fshat ka kontribuar ndër vite në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë për popullatën vendase. Mungesa e tyre po ndikon te braktisja e mbjelljes së grurit në sasitë e vetë konsumit.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave në 2022 në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Me subvencione direkte u mbështetën 4 mijë fermerë me një fond prej 5 milionë USD. Financimi shtoi në zona të caktuara sipërfaqet e tokave me të mbjella deri në 40% sipas agronomëve.

Në 2023 sipas të dhënave të INSTAT sipërfaqja e tokës me mbjellje gruri arriti në 57,200 ha. Krahasuar me 2022 sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë u shtua 6%. Sipas agronomëve para viteve ’90 sipërfaqja e tokave të mbjella me grurë arrinte deri 200 mijë ha. Në raport me vitin 1998, periudha më e hershme e raportuar nga INSTAT, të mbjellat me grurë për 2023 u pakësuan 45%. Ndërsa sasia e prodhuar e grurit u rrit rreth 1% krahasuar me 2022.

Por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Në muajin korrik çmimi për shitjen e grurit 21 deri 23 lekë për kg, deri 33% më lirë se në 2023. Në raport me çmimin e shitjes së grurit vendas në 2022, rënia e çmimit është rreth 60%./ Monitor

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme