Opinion 8 October 2024, 21:56 Nga VNA

Përça e sundo

Ndaje në Whatsapp
Përça e sundo

Nga Lori Sina

Shqiptarët dalin në shesh sa herë që bie bilbili i partive.

Kanë dal në kohë të Berishës që në '92-shin, kanë dal në kohë të Nanos, të Berishës prapë, në kohë të Metës, të Nanos, të Berishës, të Bashës e së fundmi në kohë të Ramës.

Gjithmonë bulevardet janë bërë pis nga mbetjet që protestuesit kanë lënë pas. Gjithmonë kanë dal po punonjësit e bashkisë (sot kolegët e Erionit) për të pastruar.

Gjithmonë zhurmën e kanë bërë po të ngjashmit tanë (edhe pse me urdhër të krerëve të partive) dhe gjithmonë kemi qenë ne përballë policisë, e cila në çdo kohë quhet policia e regjimit.

Rama në opozitë e akuzonte policinë e Berishës, Berisha sot akuzon policinë e Ramës.

Dhe në fund e pësojmë ne, ndërsa këta mjaftohen me një thënie, me nga një mesazh. Rama i quan skenë krimi molotovët e hedhur dhe nxorri ekspertët për të marr provat e duhura materiale. Do shikohen dhe pamjet filmike nga kamerat dhe shumë prej protestuesve do shoqërohen.

Tani lind pyetja: Noka me Bardhin dhe kompani a do i dalin për Zot këtyre të shoqëruarëve sikurse ngritën në këmbë këtë protestë pas arrestimit të Salianjit, apo do përgatiten për protestën e rradhës, e cila do jetë më e pakta pas 2 muajsh dhe më e shumta pas 5 muajsh? Referuar protestave të 20 Shkurtit, 7 Korrikut dhe 7 Tetorit me diferencë respektivisht 5 dhe 2 muaj?

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme