Sociale 20 June 2025, 18:18 Nga VNA

Pedagogia Enriketa Papa ironizon reklamën e BKT: “Përralla me trendafila”

Ndaje në Whatsapp
Pedagogia Enriketa Papa ironizon reklamën e BKT: “Përralla me

Pedagogia Enriketa Papa ka reaguar me tone ironike ndaj reklamës së fundit të Bankës Kombëtare Tregtare. Në një postim në Facebook, ajo e ka quajtur videon promocionale “Përralla me trendafila”, ndlrsa thotë se është ndërtuar mbi një nostalgji të rreme dhe shtrembërim të së kaluarës.

“Një reklamë e mbushur me falsitete, histori të rreme dhe nostalgji për të kaluarën, ku trendafili, parafabrikatet dhe televizori paraqiten si ‘mrekulli teknologjike’, kur në të vërtetë ishin inxhinieri dhune,” shkruan Papa.

Ajo vë në dyshim edhe pretendimin e bankës për një histori 100-vjeçare, ndërsa thekson se as vetë institucioni nuk e di kur është hapur selia ku ndodhet aktualisht. “Na mbyti falsiteti dhe historitë me rrena,” përfundon reagimin e saj pedagogia.

Postimi i plotë i Enriketa Papa:

Përralla me trendafila!

Një reklamë e mbushur me falsitete, histori të rreme dhe nostalgji për të kaluarën, ku trendafili, parafabrikatet dhe televizori paraqiten si “mrekulli teknologjike”, kur në të vërtetë ishin inxhinieri dhune!

Një reklamë që pretendon 100 vjet histori për një bankë që s’di as kur është hapur selia në të cilën ndodhet sot. Ndaj shfaq një histori të paqenë.

Na mbyti falsiteti dhe historitë me rrena!

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme