Sociale 19 June 2025, 17:34 Nga VNA

Alarm në aeroportin e Athinës: Avioni me 150 pasagjerë bën ulje emergjente, tym në kabinën e pilotëve

Ndaje në Whatsapp
Alarm në aeroportin e Athinës: Avioni me 150 pasagjerë bën

Momente paniku janë përjetuar të enjten paradite në Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” të Athinës, kur një avion me 150 pasagjerë në bord u detyrua të bëjë një ulje emergjente për shkak të tymit në kabinën e pilotëve.

Ngjarja ndodhi më 19 qershor, pak para orës 11:00, kur piloti i një fluturimi Airbus A319 që sapo ishte ngritur nga aeroporti i Athinës, kontaktoi menjëherë kullën e kontrollit dhe kërkoi një pistë emergjente për ulje. Shkak për alarmin u bë një sinjal “Emergjencë e plotë” që u aktivizua menjëherë pas ngritjes, pasi në kabinën e pilotëve u raportuan shenja tymi.

Avioni, që kishte destinacion Rigën e Letonisë, u detyrua të devijojë kursin mbi Detin Egje dhe të rikthehej në aeroportin e nisjes, në Spatë. Fluturimi ishte operuar nga kompania çarter Carpatair, në emër të kompanisë baltike airBaltic me kodin BT6162.

Zjarrfikësit u vendosën menjëherë në pistë si masë sigurie, por për fat të mirë nuk pati nevojë për ndërhyrje, pasi avioni u ul në mënyrë të sigurt në një pistë ndihmëse. Sipas raportimeve, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe procesi i evakuimit u krye pa incidente.

Avioni pritet t’i nënshtrohet një inspektimi të hollësishëm nga teknikët e kompanisë për të përcaktuar shkakun e saktë të problemit. Ndërkohë, funksionimi i aeroportit është rikthyer në normalitet.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme