Politika 12 July 2026, 20:01 Nga VNA

PD bojkoton Parlamentin nesër me arsyen se qeveria nuk dëgjon protestuesit, por pyetja është: po opozita kur do t'i dëgjojë?

Ndaje në Whatsapp

fvdfdfd.jpg

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të radhës në Kuvend. Vendimi u është komunikuar deputetëve të grupit parlamentar përmes një njoftimi të brendshëm, ku bëhet e ditur se qëndrimi i grupit parlamentar mbetet ai i shpallur publikisht.

“Të nderuar kolegë! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik”, thuhet në njoftimin drejtuar deputetëve demokratë.

Ky është bojkoti i dytë radhazi i Partisë Demokratike në seancat plenare, pas mungesës në seancën e javës së kaluar. Demokratët kanë argumentuar se vendimi lidhet me qëndrimin e tyre se kërkesat e protestuesve nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca dhe qeveria.

PD ka deklaruar se kërkesat e qytetarëve që kanë dalë në protestë duhet të dëgjohen dhe të adresohen nga institucionet. Protestat vijojnë prej 43 ditësh në bulevard, me kritika të drejtuara ndaj qeverisë, por një pjesë e mesazheve të protestuesve kanë përfshirë gjithashtu pakënaqësi ndaj mënyrës së funksionimit të opozitës dhe përfaqësimit politik.

Megjithatë, qëndrimi i PD-së për të mbrojtur zërin e protestuesve është shoqëruar edhe me një pikëpyetje ndaj vetë opozitës. Ndërsa akuzon me të drejtë qeverinë se po mbyll veshët para revoltës qytetare, harron se në të njëjtin shesh, prej më shumë se një muaji, po valëvitet edhe një tjetër kërkesë e qartë, ajo për largimin e Sali Berishës.

Eshtë sa ironike, aq edhe interesante të shohësh se si PD ka zgjedhur të bëhet megafoni i një proteste që, mes të tjerash, kërkon edhe pastrimin e saj. Nëse qeveria duhet të dëgjojë protestuesit dhe të reflektojë, lind pyetja legjitime se kur ka ndërmend PD-ja të zbatojë të njëjtën recetë për veten?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme