Politika 11 July 2026, 16:10 Nga VNA

Ironia e Jalës: Nga ish-kampi rinor i LSI-së, Rama pranon se protesta lindi nga njerëzit, jo nga algoritmi

Ndaje në Whatsapp
Ironia e Jalës: Nga ish-kampi rinor i LSI-së, Rama pranon se protesta

 

Pas 41 ditësh protestash, Edi Rama duket se ka ndryshuar ndjeshëm tonin. Nga deklaratat e javëve të fundit për algoritme, dezinformim dhe ndikime të jashtme, këtë herë kryeministri pranoi se protesta ka lindur mbi shqetësime reale të qytetarëve dhe se nuk është krijuar nga rrjetet sociale.

Duke folur në një takim në Jalë me të rinj, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, të organizuar në ish-kampin e LSI-së, Rama tha se “protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve… zjarri nuk është ndezur nga algoritmi, por nga njerëzit”, duke shtuar se algoritmet dhe videot e manipuluara vetëm sa e amplifikojnë pakënaqësinë dhe “i hedhin benzinë zjarrit”.

Ky është ndoshta korrigjimi më i qartë i narrativës së deritanishme. Për herë të parë, kryeministri e vendosi në plan të parë pakënaqësinë e qytetarëve, ndërsa ndikimin e algoritmeve dhe të asaj që ai i quan forca dashakeqe e la në rolin e faktorëve që, sipas tij, mund ta shfrytëzojnë një protestë, por jo ta krijojnë atë.

Rama u ndal edhe te protesta që nisi në Zvërnec, duke argumentuar se ajo humbi vrull pasi, sipas tij, faktet treguan se qeveria nuk kishte shitur Sazanin apo Zvërnecin. Ai përsëriti se shteti synon të jetë bashkëpronar në projekt dhe se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Ironia është se, pas 41 ditësh debat mbi algoritmet, dezinformimin dhe “forcat armiqësore”, vetë Rama e përmblodhi situatën me një fjali që tingëllon shumë më ndryshe nga ato të javëve të fundit: “Zjarri nuk është ndezur nga algoritmi, por nga njerëzit.”

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme