Politika 11 July 2026, 10:40 Nga VNA

Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do të mbahet koncerti i Kanye West: “4 milionë eurot janë investim”

Ndaje në Whatsapp
Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do të mbahet koncerti i Kanye West:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga stadiumi ku mbrëmjen e sotme do të mbahet koncerti i reperit amerikan Kanye West. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilëson koncertin si një ngjarje me ndikim ndërkombëtar për promovimin e Shqipërisë. Duke iu përgjigjur kritikave për koston e koncertit, Kryeministri shkruan se “disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, por vetëm kush nuk do, s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim”, duke argumentuar se të ardhurat nga turistët dhe rritja e konsumit në hotele, restorante, bare, dyqane e taksi do ta tejkalojnë këtë shumë.

Sipas Ramës, një koncert i kësaj përmase nuk është vetëm një aktivitet artistik, por edhe “marketing global për Shqipërinë”, duke e krahasuar me mënyrën se si vendet e zhvilluara promovojnë turizmin dhe ekonominë përmes ngjarjeve të mëdha kulturore.

Ai shton se ta konsiderosh këtë investim si para të hedhura dëm do të thotë të mos kuptosh vlerën ekonomike që krijojnë eventet kulturore dhe sportive, ndërsa anulimi i koncertit, sipas tij, “do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh për imazhin e vendit”.

Në përfundim të reagimit, Rama thekson se “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.”

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme