Politika 9 July 2026, 14:09 Nga VNA

Në ditën e 40-të të protestës, njoftohet krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar: “Lëvizja hyn në një fazë të re organizimi”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-09 at 2.08.47 PM.jpeg

Protesta Kombëtare që nisi më 31 maj kundër qeverisë, klasës politike dhe politikave që, sipas organizatorëve, dëmtojnë interesat kombëtare, shënon sot ditën e saj të 40-të. Me këtë rast, një grup aktivistësh pjesë e lëvizjes që nga dita e parë ka njoftuar nisjen e procesit për krijimin e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, i cili synon të shërbejë si organ përfaqësues i protestës.

Në deklaratën publike thuhet se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe se, krahas vazhdimit të mobilizimit në shesh, nevojitet një strukturë e përhershme organizimi dhe përfaqësimi që të udhëheqë kauzën qytetare. Sipas grupit të punës, Kuvendi do të zgjidhet nga vetë pjesëmarrësit në protestë dhe çdo vendim i tij do të duhet të miratohet nga qytetarët në mënyrë transparente dhe të verifikueshme.

Aktivistët theksojnë se protesta ka nisur kundër, sipas tyre, “shitjes së pasurive kombëtare”, largimit të shqiptarëve, korrupsionit dhe bashkëpunimit politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke kërkuar demokraci, shtet të së drejtës, ekonomi të lirë dhe mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Në thirrjen drejtuar qytetarëve, grupi i punës fton çdo protestues që ndan këto parime t’i bashkohet procesit të krijimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar, duke theksuar se përfaqësimi do t’i përkasë vetëm protestës dhe se asnjë vendim nuk do të merret jashtë vullnetit të pjesëmarrësve në të.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme