Politika 9 July 2026, 12:55 Nga VNA

4 milionë euro për koncertin e Kanye West/ Berisha kritikon qeverinë, por nuk tregon nëse PD do ta kundërshtojë ligjërisht fondin

Ndaje në Whatsapp

fdfdfvdfvd.jpg

Kryetari i PD, Sali Berisha, kritikoi përdorimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West që pritet të mbahet në Tiranë më 11 korrik, duke deklaruar se këto fonde mund të përdoreshin për emergjenca të tjera, si përballimi i situatave me zjarret.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi vendimin e qeverisë si të papërgjegjshëm, duke argumentuar se fondet e emergjencave duhet të përdoren vetëm për raste të jashtëzakonshme dhe jo për organizimin e aktiviteteve artistike.

Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor paratë publike për interesa politike, ndërsa pretendoi se institucione shtetërore dhe shkolla po përgatisin lista me persona që do të marrin pjesë në koncert. Sipas tij, administratës mund t’i mbahen kostot e biletave nga pagat.

Megjithatë, përtej kritikave politike ndaj përdorimit të fondit, Berisha nuk bëri të ditur nëse PD do të ndërmarrë ndonjë hap konkret institucional apo ligjor për të kundërshtuar aktin normativ dhe mënyrën e alokimit të fondeve.

Berisha gjithashtu reagoi edhe për ndalimin e tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas këtij veprimi, ndërsa tha se deputetët Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani janë trajtuar në mënyrë të papërshtatshme. Sipas Berishës, ngjarja lidhet me zhvillimet politike në Shqipëri dhe protestat e fundit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme