Politika 9 July 2026, 11:37 Nga VNA

PS dhe PD pa konsensus në Strasburg, rezoluta e përbashkët me PE nuk miratohet

Ndaje në Whatsapp

fdvffd.jpg

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në Strasburg për miratimin e deklaratës së përbashkët të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.

Dokumenti, i cili miratohet në përfundim të takimeve periodike mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, përmban vlerësime mbi progresin e vendit drejt integrimit europian, si dhe rekomandime për reformat që duhet të ndërmerren. Megjithatë, këtë herë deklarata nuk mori miratimin, pasi votimi në delegacionin shqiptar përfundoi me rezultat të barabartë, 7 vota pro dhe 7 kundër.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se mazhoranca ka refuzuar amendamentet e propozuara prej tyre, të cilat sipas opozitës lidhen me luftën kundër korrupsionit, zbatimin e vendimeve të gjykatave, veçanërisht atyre të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e transparencës dhe mekanizmave të kontrollit.

“Propozimet tona synonin forcimin e shtetit të së drejtës dhe standardeve që Bashkimi Europian i konsideron të domosdoshme për përparimin e procesit të integrimit”, u shpreh Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste pretendon se ka pranuar një pjesë të amendamenteve të opozitës, por ka kundërshtuar ato që, sipas saj, cenonin balancën e dokumentit dhe nuk pasqyronin progresin e Shqipërisë të evidentuar në raportet e Komisionit Europian.

Sipas socialistëve, deputetët demokratë “votuan kundër Shqipërisë në procesin europian”, duke mos mbështetur një dokument të përbashkët parlamentar.

Procedura e miratimit të deklaratës së KSA-së kërkon një shumicë të dyfishtë: mbështetjen e shumicës së delegacionit shqiptar, i përbërë nga 14 deputetë (7 socialistë dhe 7 demokratë), si dhe shumicën e delegacionit të Parlamentit Europian, me 14 eurodeputetë.

Për shkak të mungesës së konsensusit në delegacionin shqiptar dhe mungesës së shumicës së nevojshme edhe në delegacionin europian, deklarata e përbashkët nuk u miratua. Në votimin e eurodeputetëve, dokumenti mori vetëm 5 vota pro.

Ndërkohë, gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian u trajtua edhe çështja e projektit të Zvërnecit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria do të respektojë standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa deputeti demokrat Gazment Bardhi ngriti shqetësime për rolin dhe hapësirat e opozitës në parlament.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme