Bota 21 November 2024, 17:46 Nga VNA

Pas urdhër arrestit ndërkombëtar, reagon Netanyahu: Nuk tërhiqem!

Ndaje në Whatsapp
Pas urdhër arrestit ndërkombëtar, reagon Netanyahu: Nuk

"Vendim anti-semitik" është konsideruar nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar ndaj tij. Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte, njoftimi i qeverisë e përshkroi vendimin si “gënjeshtra absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”. Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit. Ndër të tjera në reagim thuhet se  “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha, të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit. Urdhër arresti është dhënë edhe për ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme