Bota 21 November 2024, 14:25 Nga VNA

Gjykata Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për kryeministrin izraelit

Ndaje në Whatsapp

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin dhe ish-ministrin e mbrojtjes të Izraelit, si dhe komandantin ushtarak të Hamasit.

Një deklaratë tha se një dhomë paragjyqësore kishte hedhur poshtë sfidat e Izraelit ndaj juridiksionit të gjykatës dhe kishte lëshuar urdhër për Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant.

Një urdhër është lëshuar gjithashtu për Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në korrik.

Gjykata zbuloi se kishte “baza të arsyeshme” që të tre burrat mbanin “përgjegjësi penale” për krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë hedhur poshtë akuzat.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme