Bota 17 September 2024, 21:15 Nga VNA

Pas 14 vitesh, një ministër i Jashtëm serb vizitë zyrtare në Talin, por homologu i tij nuk ia kursen kritikat për aflrsinë me Rusinë

Ndaje në Whatsapp
Pas 14 vitesh, një ministër i Jashtëm serb vizitë zyrtare

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Estoni, e para vizitë e një ministri serb në Talin pas 14 vitesh, shkruan Gazeta Express. Megjithatë, qëndrimi i Serbisë dhe afërsia e saj me Rusinë e Vladimir Putinit nuk kanë kaluar pa u përmendur dhe kritikuar nga kryediplomati estonez, Margus Tsahkna.

“Është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që është duke rrezikuar sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës,” shkroi kryediplomati estonez në deklaratën e tij pas takimit zyrtar me Gjuriqin.

Ndërkohë, në njoftimin e tij për takimin, Gjuriq nuk përmendi kritikën e ashpër të Tsahkna për takimet e zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vulin, me Vladimir Putinin. Në vend të kësaj, diplomati serb u fokusua në ankesat për Veriun e Kosovës dhe veprimet e "njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit të Kurtit".

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme