Bota 16 September 2024, 09:35 Nga VNA

Analiza e BBC/ Dy atentate brenda dy muajsh, Amerika përballet me një normalitet të ri dhune politike

Ndaje në Whatsapp

Pas dekadash pa dhunë politike të drejtuar ndaj një kandidati presidencialë, SHBA-ja tani ka përjetuar episode të tilla, dy herë brenda dy muajsh. Në të dyja herët, shënjestër ka qenë Donald Trump.

Në mesin e korrikut, ai shpëtoi mrekullisht teksa u qëllua në vesh, nga një person i armatosur në një tubim në Butler, Pensilvani. Sulmuesi 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga një snajper.

Dy muaj më vonë, të dielën pasdite, gjatë një loje golfi, ai ishte objektivi i dukshëm i një tjetër vrasësi të mundshëm, sipas FBI-së. Atentatori është për momentin në paraburgim.

Hetuesit thanë se një burrë i armatosur me një pushkë të stilit AK-47 po priste në shkurre ndërsa Trump luante në fushën e tij të golfit në Ëest Palm Beach përpara se sulmuesi të dallohej nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët hapën zjarr.

Amerikanëve u është dashur të përshtaten me “normalet e reja” në politikë.

Diskursi kombëtar është ashpërsuar, ndarjet anë mprehur dhe janë bërë më të rrënjosura dhe standardet për sjelljen e kandidatëve, janë zvogëluar.

Duke pasur parasysh epideminë kombëtare të dhunës me armë, këto lloj sulmesh janë ndoshta një tjetër normalitet i ri, i pashmangshëm. Por tani për tani, është ende tronditëse.

“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, tha zëvendëspresidentja Kamala Harris – e cila është gjithashtu kundërshtarja demokrate e Trump në këto zgjedhje – në një deklaratë pas incidentit në Florida.

Detajet e tentativës së dukshme për vrasje – identiteti dhe motivimi i sulmuesit në veçanti – do të përcaktojnë përfundimisht ndikimin që kjo ka në politikën amerikane. Por, për momentin, duket sikur – pavarësisht komenteve të zëvendëspresidenttes – kjo lloj dhune është gjithnjë e më shumë pjesë e Amerikës së sotme.

Donald Trump, në deklaratën e tij të parë pas tentativës së dukshme për vrasje, premtoi se asgjë nuk do ta ngadalësonte ose do ta bënte të dorëzohej.

Retorika e tij pas atentatit të parë i drejtohej amerikanëve, “luftoni, luftoni, luftoni. Ata nuk po vijnë pas meje, po vijnë pas jush”, i pëlqen të thotë Trump.

Tani ish-presidenti ka një shembull tjetër dramatik që mund ta përdorë për të ilustruar pikëpamjen e tij.

Megjithatë, ky incident i fundit mund të mos ketë peshën emocionale si të shtënat në Butler, Pensilvani.

Ai sulm ndodhi në një tubim publik, në sy të kamerave televizive, me ish-presidentin që u gjakos. Një mbështetës u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Këtë herë, incidenti ndodhi në një fushë golfi në pronësi të Trump, me ish-presidentin larg nga rreziku. Pa imazhe grafike për t’u riprodhuar për ditë të tëra, mund të ndikojë në atë se sa shumë ndikim do të ketë ngjarja në ndërgjegjen e publikut.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme