Kripë dhe Piper 4 June 2024, 07:50 Nga VNA

Parashikimi i motit/ Mundësia për rreshje thuajse zero

Ndaje në Whatsapp
Parashikimi i motit/ Mundësia për rreshje thuajse zero

Sipas MeteoAlb, edhe nesër territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke bërë që temperatura minimale të shënohet në zonat Juglindore deri në 11°C, ndërsa vlera maksimale do të regjistrohet në jug të territorit deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në  35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

Video

🔴NIS ME TENSIONE SEANCA PLENARE, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN

🔴LIVE NGA KUVENDI

Vijojnë tensionet në Parlament. Opozita nuk liron foltoren, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpret seancën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme