Kripë dhe Piper 30 May 2024, 19:46 Nga VNA

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nxjerrin publikisht për herë të parë vajzën e tyre (Video)

Ndaje në Whatsapp
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nxjerrin publikisht për herë të
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kanë publikuar për herë të parë pamjen e vajzës së tyre, Luna Mari. Çifti shumë i dashur për publikun, u bënë prindër një muaj më parë. Në videon që vetë çifti e ka publikuar në rrjetet sociale shfaqen më të lumtur se kurrë, ndërsa në krah mbajnë vajzën e tyre. “Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, shkruan dyshja në Instagram. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP, në një rrugëtim të vështirë, por që ia dolën që të krijonin një lidhje dashurie të kurorëzuar me martesë, në natën finale, ku Luiz Ejlli fitoi çmimin e madh.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Video

🔴NIS ME TENSIONE SEANCA PLENARE, OPOZITA BLLOKON FOLTOREN

🔴LIVE NGA KUVENDI

Vijojnë tensionet në Parlament. Opozita nuk liron foltoren, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpret seancën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme